Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një konferencë për mediat iu përgjigj pyetjeve lidhur me rastin e rëndë, ku 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u shtruan në spital me simptomat e helmimit.

Sipas Hitës, studentët janë të sigurt dhe personat përgjegjës janë vënë para përgjegjësisë.

“Kemi marrë të gjitha masat e sigurisë, që ne t’u ardhur në ndihmë. Kemi vënë në pranga dy persona përgjegjës. Është shpallur në kërkim edhe administratorja e kompanisë. Bashkë me AKU kemi sekuestruar të gjithë sasinë e ushqimeve që  u përdor dje për konsum. Vazhdojnë hetimet për të parë të gjithë dinamikën se si ndodhi ngjarja”, tha Skënder Hita.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *