Policia ka arrestuar 2 persona dhe shpalli 1 në kërkim për helmimin e studentëve në Akademinë e Sigurisë.
Burime pranë ABC News bëjmë me dije se në pranga kanë rënë teknologia Kristjana Plaka dhe kuzhinieri Kujtim Ballgjini, që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët dhe është shpallur në kërkim administratorja e kompanisë së kateringut.
“Arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë; referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani; shpallën në kërkim administratoren e kompanisë, shtetasen Alma Tafani 52 vjeçe”, njofton policia.
Studentët që u helmuan kanë pasur simptoma të rëndë me të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pasi janë paraqitur në spital, kanë marrë mjekim, serume dhe janë kthyer sërish në Akademinë e Sigurisë.
Komente