Hëna blu ka shndritur mbrëmjen e së mërkurës edhe në kryeqytet. Shumë qytetarë kanë shijuar pamjet fantastike dhe kanë shkrepur foto nga piramida e Tiranës.
Hëna e këtij 30 gushti cilësohet si nga më të mëdhatë dhe më të shndritshmet e vitit dhe është e dukshme në të gjithë botën.
Hëna blu dhe një super hënë e plotë shfaqet kur sateliti natyror është më afër tokës duke e bërë atë të duket pak më e madhe në qiell. Ndonëse quhet hena blu, ngjyra e saj nuk është e tillë.
Fenomeni i Super Hënës Blu është i rrallë dhe ndodh vetëm një herë në dekadë.
Gjatë viteve kur ndodh ky fenomen, hëna shfaqet dy herë në muaj dhe ndodhet në pikën më të afërt me Tokën. Sipas NASA-s, një tjetër super hënë e tillë nuk do të shihet më deri përpara janarit dhe marsit të vitit 2037.