Pas kapjes së autorit të vrasjes së komisar Artan Cuku, hetimet kanë ecur përpara, por në sensin drejt fillimit.

Fillimi ishte dyshimi mbi vëllezërit Dakaj, të arratisur nga Shqipëria pas vrasjes së vëllait të tyre në zyrën e Artan Cukut- atëherë shef komisariati policie. Megjithëse vëllezërit dhe babai i Agim Dakës, që u vetëvra në zyrën e  komisariatit ‘bënë be’ se nuk kanë hasmëri me Artan Cukun, në fakt ka ndodhur e kundërta- siç po del nga hetimet.

I dyshuari për vrasjen, Mikel Shalari, tashmë i arestuar ka pranuar të bashkëpunojë me Policinë. Me sa duket bashkëpunimi i ij me policinë ka rezultuar në dëshminë se ‘Shalari ishte paguar nga vëllezërit Dakaj’ për vrasjen e Artan Cukut.

Të dy vëllezërit Dakaj nga Shkodra janë shpallur në kërkim nga policia në lidhje me vrasjen e Komisarit Artan Cuku. Kjo ka ndodhur menjëherë pas arrestimit të Mikel Shallarit. Policia thotë se ka shpallur në kërkim dy vëllezërit e Agim Dakës, të riut që në vitin 2005 vrau veten në zyrën e Artan Cukut, kur ky i fundit ishte shefi i Komisariatit numër 4 në Tiranë.

Në kërkim janë shpallur, Florin Daka dhe Bujar Daka, që dyshohet se kanë paguar për vrasjen e Cukut.

Veritas.com.al/.