Nga Joseph Farah/

 

Nuk dua  ta them këtë, sepse vërtet besoj se zgjedhja e Donald Trump është thellësist e rëndësishme për të ardhmen e vendit, por Hillary Clinton fitoi në Debatin e Madh.

Tani, çfarë kuptimi ka kjo?

Hillary Clinton ka qenë pjesë e madhe e pushtetit politik që nga viti 1993. Ajo ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë për tetë vjet. Ka mbajtur karrigen e Senatit të Shteteve të Bashkuara, zgjedhur në New York. Garoi për postin e Presidentit në vitin 2008. Dhe mbajti detyrën e  sekretares së shtetit në Departamentin e Shtetit.

Mbi të gjitha këto, ajo duhej të ishte në burg. Ajo duhej të ishte kallëzuar për shkelje të sekretit dhe të ligjeve të sigurisë kombëtare. E vetmja arsye pse nuk ndodhi kjo është se ishte e përfshirë në politikë. Mburoja e saj përballë prokurorëve ka qenë fakti se ajo po kryesonte garën e Partisë Demokratike për president i Republikës. Ajo përdori zyrën e sekretarit të shtetit për të shkundur të huaj dhe korporatat që të kontribuojnë për Fondacionin Clinton.

Atëherë, pse ishte në ofensivë?

Dhe pse Trump i lejoji vetes që të shpenzonte thuajse gjithë natën në mbrojtje?

Pse ishte më i ashpër ndaj Ted Cruz se ndaj Hillary?

Kjo ishte nata që do ta vinte atë në mbrojtje.

Pjesa më e keqe është se Trump ka shkuar larg me vendet e sondazheve javët e fundit. Hamendja ime është se Hillary ndihmoi veten duke qëndruar më këmbë për 90 minuta, e pa dobësuar, duke buzëqeshur dhe e besueshme në duelin me Trump.

Kjo është ajo çfarë nuk do të doja t shikoja. Por më duhet të jem i ndershëm me atë çfarë pashë.

Falë Perëndisë, kemi përpara edhe një muaj derisa Amerikanët do të shkojnë në kutitë e votimit. Ka akoma kohë që Trump ta tejkalojë Hillary-n. Ky ishte veç një moment i kësaj nate, por nuk mjafton. Ky është observacioni im.

Hillary është një nga objektivat më të thjeshtë në historinë e politikës Amerikane. Ajo nuk është e pëlqyeshme; nuk ka arritje të besueshme.

Por Trump nuk e nxori nga loja.

Në vend që të bënte këtë, ajo shkarkoi e shkarkoi mbi Trump. Si mund ta linte Trump që ta bënte këtë gjë? Si mundi të qëndrojë aty dhe ta lejonte që ajo ta poshtëronte si racist. Si mundi të qëndrojë Trump aty  dhe të mbrohej, të mbrohej, e të mbrohej, edhe kur iu dha mundësia që të sulmonte?

Gjithçka ka bërë Trump në jetën e tij, është e suksesshme. E ka bërë më mirë se të gjithë

_____

 

Read more at http://ëëë.ënd.com/2016/09/arrrggghhhh-hillary-ëins-round-1/#Cr4GeHxxAUYuSce5.99