Një nga nipërit e David Bowie-it përfitoi nga festivali i Nevadës, për t’i bërë një nderim të fundit yllit të rock-ut.
David Bowie vdiq në 10 janar 2016 pas një sëmundjeje të pashërueshme.
«Hiri tek hiri», kèndonte David Bowie, i ndarë nga jeta në 10 janar. Pikërisht aty mund të ketë përfunduar edhe hiri i tij: në mes të një pirgu me hi, në shkretëtirën e Nevadës, në SHBA. Sipas informacioneve të site-it amerikan E! News, Iman Bowie, e veja e yllit, i ka dhënë një pjesë nga hirii tij njërit prej nipërve të tij nga Thin White Duke, që do të shkonte në Burning Man, festivali neo-hippi amerikan që u mbajt nga 28 gushti deri në 5 shtator në shkretëtirën e Black Rock-ut.
Një ceremoni është organizuar në një prej tempujve ajrorë të Burning Man, ku ishin mbledhur 70 njerëz, shumica e të cilëve mbanin në fytyrë maska ndriçuese si dikur Bowie me ndriçimin që e bëri të famshëm në albumin e tij të 1973, Aladdin Sane. «Dëgjuam muzikën e Davidit gjatë gjithë kohës sa zgjati rruga nga kampi ynë deri tek tempulli, e kthim», saktëson një pjesëmarrès në ceremoni. «Në nder të tij, shumica prej nesh kishin vënë makiazhin që mbante Davidi.» Tempulli më pas u dogj në përfundim të Burning Man, sipas traditës së këtij evenimenti në mbrojtje të mjedisit.
Djali i David Bowie e përgënjeshtron
Përse u zgjodh Burning Man, dhe jo një nga festivalet angleze, atdheu i Ziggy Stardust-it? Po t’u referohesh burimeve të mediave amerikane, David Bowie ishte i ndjeshëm ndaj ideologjisë që shpalos festivali i Nevadës. «David dhe nipi i tij kanë debatuar gjatë për Burning Man-in dhe idealet e tij, dhe David e adhuronte mesazhin e përcjellë nga festivali», saktëson një burim E! News.
Debate për të cilat nuk ka dijeni Duncan Jones, djali i David Bowie. Ai reagoi të hënën gjatë ceremonisë së Burning Man-it në nder të babait të tij, ku do të shpërndahej një pjesë e hirit të tij. «Historia e Burning Man-it? Aja çka janë në gjendje të bëjnë e të thonë njerëzit për të tërhequr vëmendje nuk do të reshtë kurrë së më impresionuari. Nuk është e vërtetë», ka reaguar ai në Twitter, duke shtuar: «Ne të gjithë e dimë se nëse im atë do të kishte dashur që hiri i tij të shpërndahej përpara ca të panjohurve, kjo do të bëhej në Skegness Butlins;) [një zinxhir fshatrash turistikë në Mbretërinë e Bashkuar]».
Burning Man i kushtohet krijimtarisë artistike. I organizuar në mes të shkretëtirës të Black Rock në Nevada, ai mbledh çdo vit rreth 50 000 njerës. Aksi i festivalit është ekologjia dhe të gjitha krijimet artistike i kushtohenasaj.
/Veritas.com.al/