Shumë prej banorëve që jetonin në kullën Grenfell në Londër, teksa flakët u afroheshin, u kanë çuar mesazhe të afërmëve të tyre. Mes historive tragjike dhe dhimbjes së madhe, ka befasuar ajo e një çifti italian, që banonin në katin e 23­-të. Veprimi i tyre i fundit para se të vdisnin nga zjarri në krahët e njëri-tjetrit, ata telefonuan prindërit, shkruan Daily Mail. Gloria Trevisan dhe Marco Gottardi i bënë telefonatë prindërve.

Gloria zhvilloi bisedën e fundit në telefon me nënën e saj: “Mami, faleminderit për atë që ke bërë për mua”. Ata ishin te dy arkitekte dhe banesa e tyre në  katin e 23 u shkrumbua e gjitha. Ata ishin banorë të rinj të kullës dhe kishin disa muaj që kishin ardhur në Londër për të ushtruar profesionin e tyre. Prindërit e tyre kanë rrëfyer se ata kanë qenë në telefon deri në momentet e fundit, kur linja u shkëput. “Marco fillimisht na qetësoi, u mundua ta minimizonte atë që po ndodhte. Por në telefonatën tjetër, tha i alarmuar se kishte aq shume tym e zjarr sa nuk dukej me gjë”.