Holta Zaçaj zgjidhet krytare e Gjykates Kushtetuese. Vendimi sapo është shpallur në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese këtë të hënë zgjodhi kryetaren e saj. Gjyqtarja Holta Zaçaj do të drejtojë këtë institucion për tre vite e ardhshme. Ajo arriti të marrë shumicën e votave prej pesë të tilla duke u konfirmuar kështu si drejtuesja e këtij institucioni.

Në dy raundet e para dështoi procesi i zgjedhjes, pasi asnjëra prej kandidateve nuk mori shumicën cilësuese të votave. Holta Zaçaj është gjyqtarja e fundit që ka bërë betimin para presidentiT të Republikës, duke plotësuar kështu përbërjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo është zgjedhur nga Gjykata e Lartë, kurse dy gjyqtaret e tjera, që sfiduan Zaçajn për drejtimin e Kushtetueses kanë ardhur nga Parlamenti i Shqipërisë.

PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE:
Holta Zaçaj, kryetare
Marsida Xhaferllari, anëtare
Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
Dr. Elsa Toska, anëtare
Sonila Bejtja, anëtare
Dr. Sandër Beci, anëtar
Ilir Toska, anëtar
Gent Ibrahimi, anëtar
Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare.