Lamtumira e fundit. E diela është ditë zie me vendim qeverie në nderim të ish kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 73-vjeçare.
Në Pallatin e Kongreseve, kanë nisur homazhet publike, për çdo qytetar që do të dojë t’i japë lamtumirën Fatos Nanos, dhe do të zgjasin deri në orën 11.
Nga ora 11 e 15 deri ne 11 e 45 do të kryhen homazhet shtetërore, për personalitetet e larta politike e shtetërore.
Në ceremoni një fjalë do e mbajë bashkëshortja Xhoana Nano dhe kryeministri Edi Rama.
Përvec autoriteteve shqiptare, të pranishëm do të jenë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një delegacion deputetësh, zv.kryeministri i Malit të Zi, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Pasi të mbarojë ceremonia në Pallatin e Kongreseve, trupi me arkmortin e tij do të parakalojë përpara Kryeministrisë si nderim i fundit, përpara se të përcillet në Sharrë.
Komente