Honor Blackman, aktore Britanike e cila ka luajtur rolin e Pussy Galore në filmin e Goldfinger, James Bond, ka vdekur në moshën 94 vjeç.

Në njoftimin e dhënë, familja e saj tha se ajo vdiq në paqe për shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Leëes, East Sussex.

Blackman është gjithashtu e njohur për rolin e Cathy Gale në vitet 1960 në serinë televizive ‘The Avengers’, përballë Patrick Macnee.

Rolet e tjerë të saj janë Hera në Jason and the Argonauts dhe Laura Ëest në serinë televizive të vitit 1990 titulluar The Upper Hand.

VERITAS.COM.AL

Honor Blackman