Nga: OLIVER JJ LANE

15 tetor 20192

Ndërsa konfirmimet sugjerojnë se kryeministri Boris Johnson ka bërë lëshime të mëdha për Bashkimin Evropian në ndjekjen e tij të verbër të një marrëveshjeje Brexit, figurat e larta evropiane kanë paralajmëruar se një vonesë në Brexit është e pashmangshme.

Zhvillimet politike të së martës në Bruksel i ngjajnë një goditjeje të dyfishtë për perspektivat elektorale të Konservatorëve Britanikë. Partia do të fshihet në kutinë e votimit nëse Boris Johnson nuk arrin të dorëzojë Brexitin siç premtoi deri më 31 tetor, një burim i Bashkimit Evropian i cituar nga gazeta The Times tani thotë se është i pamundur.

Në të njëjtën kohë, raportet nga Brukseli sugjerojnë që Mr. Johnson ka sakrifikuar integritetin e Mbretërisë së Bashkuar për të arritur një marrëveshje të re Brexiti, përsëri një rezultat që votuesit Konservatore mund të ndëshkojnë partinë në rastin e një zgjedhjeje.

Gazeta britanike The Guardian raportoi të martën në mbrëmje se një draft marrëveshje midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian ishte rënë dakord në momentet e fundit te një seance bisedimesh, para ndërprerjes së mesnatës të imponuar nga ekipi negociator i BE-së. Megjithatë, pabesueshmerisht, Mr. Johnson – i cili dikur kritikoi ish-lideren Theresa May pse i ka dhënë shumë BE-së në negociata – ka bërë një sakrificë edhe pse tha se “asnjë Kryeministër nuk mund ta pranojë”, duke lejuar një kufi doganor të ndaje Mbretërinë e Bashkuar.

Në vend që të ketë një kufi doganor rreth kufirit të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, propozimi i pretenduar që tani është pranuar në parim, do të shihte një kufi që ndan Britaninë e Madhe nga Irlanda e Veriut, që, të dyja, janë pjesë të plota dhe të barabarta të Mbretërisë se Bashkuar. Marrëveshja do ti jepte prioritet mbajtjes se një kufiri të hapur midis Irlandës se Veriut dhe një vendi të tretë, Republikës së Irlandës dhe pjesës tjetër të Bashkimit Evropian përkundrejt mbajtjes se një kufiri të hapur me pjesën tjetër të vete vendit.

Një burim pa emër i cituar nga gazeta tha se marrëveshja nënkupton se “Irlanda e Veriut do të ishte de jure në territorin doganor të Mbretërisë së Bashkuar, por de facto në Bashkimin Evropian”, duke lejuar si Mr. Johnson edhe Brukselin të pretendojnë një fitore ndërsa copëtojnë Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, edhe kjo gare e çmendur për të marrë një marrëveshje – potencialisht me kosto për integritetin e Mbretërisë së Bashkuar si një komb -shtet – nuk do të ishte e mjaftueshme  për ta dorëzuar Brexitin në kohë, potencialisht një rezultat fatal për shanset elektorale të Mr. Johnson. Siç raportoi Breitbart London, kryerja e Brexit në kohe me ose pa marrëveshje do ti shihte Konservatorët të fitonin në zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme me nje shumicë të mirë, ndërsa dorëzimi i tij me vonesë –  edhe me një marrëveshje – do t’i shihte ata të mos ja dilnin te kontrollonin një shumicë parlamentare .

The Times raporton se Kryeministrit i është thënë se për marrjen e specifikave të një marrëveshjeje të përfunduar do të duheshin “edhe dy muaj”, duke e shtyrë ditën e nisjes eventuale në vitin 2020 dhe citoi një burim të qeverisë Gjermane që thoshte se Brexit do të duhej të shtyhej deri në 1 Janar 2020 .

Gazeta citoi gjithashtu një burim pa emër të BE-së, i cili thoshte: “Pa një marrëveshje këtë javë, Britanisë do t’i duhet një zgjatje. Me një marrëveshje këtë javë, Britanisë prape do t’i duhet një zgjatje. ”

Brexit është shtyre zyrtarisht dy herë, ato data në vetvete kanë ardhur vetëm pas një periudhe të gjatë shtyrjeje. Tani kanë kaluar gati tre vjet e gjysmë që kur britanikët votuan të largohen nga Bashkimi Evropian në vitin 2016, me një diferencë prej më shumë se një milion votash në mandatin më të madh demokratik të dhënë në historinë Britanike.

VERITAS.COM.AL/