
Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Rama ka ndarë një fotografi në Facebook, ndërsa shprehet se Rutte është mbështetësi më i madh i Shqipërisë.
“Bruksel, Selia e NATO – Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, shkruan Rama.