Altin Çitozi, 27 vjeç ka humbur jetën sot në mëngjes gjatë punës në ndërtimin e një pallati banimi në Fushë Krujë. Sapo kishin nisur punën për ditën e sotme, kur një kovë e mbushur me materiale ndërtimi është shkëputur nga lartësia dhe e ka goditur djalin në kokë.
Vdekja ka qenë e menjëhershme. Ngjarja tragjikë ka ndodhur rreth orës 09:30
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veritas.com.al/