Humb jetën në moshën 70-vjeçare  piktori dhe restauratori i njohur Mustafa Arapi. Arapi prej disa ditësh gjendej i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i infektuar nga COVID19.

Lajmi konfirmohet nga e bija, studiesja Dorina Arapi, e cila gjatë shtrimit në spital i bëri apel kryeministrit Edi Rama dhe ministres se kulturës Elva Margariti për kujdes ndaj këtij personaliteti të artit e kulturës shqiptare.

I lindur dhe rritur në Tiranë, Mustafa Arapi u diplomua në Unversitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e pikturës në vitin 1979.

Pas studimeve ka punuar si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Për disa vite ka qenë pedagog në Akademi të Arteve. E më tej, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 40 vite, ka restauruar Onufrët, Qipërjotët, Zografët, kisha afreske, ikona, banesa tradicionale etj.

VERITAS.COM.AL