Sot në mbremje na gjëmoi një lajm i rëndë: Vera Isaku u nda nga jeta
Vera shkoi pas një sëmundje një vit e gjysmë të gjate dhe të pashërueshme në moshën 66-vjeçare. E lindur ne Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinise së hershme, Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës.
Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku, ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë. Me nisjen e proceseve demokratike ne vitet 90, ajo iu bashkua levizjes se studenteve dhe punetoreve per pluralizem politik dhe liri. Vera Isaku ishte gazetarja e pare e gazetes se pare te fjales se lire Rilindja Demokratike. Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.
Kontributet intelektuale të Vera Isakut përfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e disa librave, romane dhe poezi, nder te cilat shquhet romani ” Fate Tullace”
Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015.
Në përmbushje të dëshirës së saj ceremonia e përcjelljes do të jetë private, me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.
VERITAS.COM.AL