Është njerëzore:

Drejtoresha e COD (Qendra për Komunikimin) në Kryeministri Fatma Fshazi ka njoftuar largimin nga detyra që ka mbajtur prej vitit 2013. Atë vit ajo u kthye nga Franca ku kishte emigruar dhe madej doktoruar dhe u vu në krye të projekteve të komunikimit në Kryeminisri.

Por edhe për atë u afrua dita e fundit. “U lodha!”- tha ajo këto ditë Gushti.

Me një postim në faqen e saj në rrjetin social Twitter, ajo shkruan:

“Ka qene një ëndërr që gati askush si besonte, një pune e pafund, pa pushim real as në maternitet.

“Por duhet nje pike a presje për çdo gjë gjithsesi, e njërën nga këto e vura sot si drejtor i përgjithshëm i COD”.

“Për çdo gjë ju lutem vijoni me ekipin!”.

Veritas.com.al/