Pikërisht kur kryeministri Edi Rama po fliste në ceremoninë e linjës së interkonjeksionit të Shqipërisë me Kosovën në një tjetër ambient ka ndodhur një diçka e rrallë. Kanë ikur dritat në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk dihet arsyeja, por për këtë shkak është ndërprerë për më shumë se 20 minuta mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Energjia u ndërpre në momentin kur po raportonte kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj. Të gjithë kanë pritur rikthimin e energjisë për të vijuar mbledhjen.
Njoftimi i OSHEE
Përshëndetje. Mungesa e energjisë elektrike ne disa zona te Tiranes, përfshi edhe Kuvendin, erdhi si pasoje e dëmtimit te linjave te OSHEE nga firma private qe po kryen punime publike rreth hotel Tiranes për unazën e re. Aktualisht OSHEE po punon për riparimin e defektit.