Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit është kthyer sërish në Theth për të shembur ndërtimet pa leje. 

Kjo është faza e dytë e shembjes së këtyre objekteve. Sipas të dhënave të para, janë rreth 30 objekte pa leje të cilat do të shemben. 

Banorët e zonës janë njoftuar procedurialisht për fazën e dytë të aksionit për shembjen e ndërtesave pa leje. 

Në fazën e parë të aksionit, në Theth u shembën rreth 100 objekte.