Prokuroria e Posaçme i ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar akuzën e korrupsionit edhe ish-sekretarit të ministrisë së mjedisit Alqi Bllako ne lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Prokuroria e posaçme i ka komunikuar akuzën Bllakos, i cili prej më shumë se dy vitesh mbahet i arrestuar për inceneratorin e Elbasanit.

Më herët, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarvë për inceneratorin e Tiranës.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Murataj, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj si dhe Silena Tolën. Organi i akuzuës i komunikoi atyre akuzën “shpërdorim detyre”.

Koka, Bllako, Tusha dhe Karoli ndodhen në masën “arrest në burg”, ndërsa Alba Thoma, Ballgjini, Temali, Kondi, Abeshi dhe Tola në masën “arrest në shtëpi”. Namik Simixhiu ka masën “detyrim paraqitje”.

Për inceneratorin e Fierit Alqi Bllako u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa për inceneratorin e Elbasanit ai u dënua me 4 vite, dënim i cili zbriti në 2.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.