Personaliteti i njohur italian, njëherësh kritiku i artit, Vittorio Sgarbi rrezikoi të mbytej në det teksa tentoi të provonte ujin gjatë qëndrimit në Palasë

Ndërhyrja me shpejtësi e vajzës së tij, Alba dhe njërit nga rojet e plazhit e shpëtuan. Momentin e panikut Vittorio Sgarbi e ka publikuar në rrjet.

Bashkë me të ndodhej edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili ka postuar pak minuta më parë një video-mesazh, teksa është duke udhëtuar nga Tepelena në Berat në makinë me gazetarin italian.

 Videoja u përcoll mediatikisht me nota paniku, teksa personalisht Sgarbi e cilëson këtë eksperiencë si një pagëzim në ujërat shqiptare.

“Momente frike për Vittorio Sgarbi-n pasditen e djeshme në një plazh në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, ku ishte mysafir”- shkroi faqja e Web-it të kritikut italian të artit.

Teksa gjendet në makinë përkrah kryetarit të bashkisë së Vlorës, mjekut Dritan Leli, Sgarbi shprehet:

“Momenti më i mirë ka qenë kur u zhyta në ato dallgë të mrekullueshme që për pak më morën me vete, por dola më i forta (nga deti). Asgjë e rëndë, vajza ime më ndihmoi të dal nga uji. Ishte si një pagëzim shqiptar.”

VERITAS.COM.AL

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri