
Pakistani ka thënë se 26 civilë vdiqën në sulmet e Indisë gjatë natës. Përveç kësaj, 46 të tjerë u plagosën.
Nuk është e qartë se nga po raportohen vdekjet dhe nëse kjo shifër përfshin viktimat nga bombardimet ndërkufitare gjatë gjithë natës, shkruan The Guardian.
Shefi i ushtrisë së Pakistanit ka thënë se vendi do t’i përgjigjet Indisë në një “kohë, vend dhe mjete sipas zgjedhjes sonë”.
India ka sulmuar Pakistanin me raketa pasi marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë në kulmin e tensioneve javët e fundit.
Forcat e armatosura indiane kanë konfirmuar se kanë shënjestruar nëntë vende në Pakistan dhe Xhamu dhe Kashmir të pushtuar nga Pakistani, si pjesë e “Operacionit Sindoor”.
Në një deklaratë thuhet se është goditur infrastruktura terroriste në Pakistan, nga ku janë planifikuar dhe drejtuar sulme terroriste kundër Indisë.
India tha se veprimet e saj kanë qenë “të fokusuara, të matura dhe jo-përshkallëzuese në natyrë” dhe se asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar.
Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar. India akuzon Pakistanin për mbështetjen e terrorizmit ndërkufitar një akuzë që Islamabadi e mohon kategorikisht
Komente