Si të parandaloni infarktin, një nga shkaqet kryesore të vdekjes në botën bashkëkohore?
Thjeshte: duke ecur. Tridhjetë e pesë minuta ecje në ditë, në fakt, kanë një rol vendimtar në parandalimin e atakut të zemres.
Per sa tregon një studim suedez, i cili hedh drite si lëvizja ndihmon si kunder infarktit ashtu dhe kunder iktusit. Në veçanti, viktimat e iktusit që kishin bere rregullisht ecje prej 35 minutash perpara se të goditeshin, kishin dyfishin e mundesive qe ataku të ishte i një entiteti me të lehte krahasuar me ata që nuk kishin ecur.
Autorja e këtij hulumtimi, Katharina Sunnerhagen, nga Universiteti i Göteborgut në Suedi shpjegoi:
“Ka një sasi të madhe të provave që aktiviteti fizik ka një efekt mbrojtës në tru dhe hulumtimi ynë i shtohet këtyre testeve. “.
Rezultatet, të cilat u botuan në revistën specialistike Neurology, bazohen në vëzhgimin e 925 personave me një moshë mesatare 73 vjeçare që kishin pasur një infarkt. Përqindja e rasteve te renda u dyfishua mes atyre që kishin një mënyrë jetese sedentare në krahasim me ata që kishin berë aktivitet fizik të lehtë ose të moderuar.
Veritas.com.al/