“Lule Borë” është një ndër këngët me të njohura dhe shkodrane. Kësaj radhë vjen kjo këngë e interpretuar nga sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula.

E shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni, kënga “Eja, eja lule borë” mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare.

Kënga mërmëritet nëpër dhëmbë, pa e ditur tekstin, në darkat e përbashkëta të kombësive në shumë vende të Europës.

Në ish-Bashkimin Sovjetik, ‘Lule borë’, ishte kaq e përhapur sa që shqiptarëve iu drejtoheshin: “A…, ju jeni nga vendi i Lule borë”? , kujton këngëtari Avni Mula, një nga interpretuesit më të njohur të kësaj kënge në atë kohë, por që nuk e ka harruar pa një interpretim lirik të mirëfilltë në disa koncerte edhe vajza e tij, sopranoja Inva Mula.

Veritas.com.al/