Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, është dorëhequr nga posti që mbante prej më shumë se 1 viti.
Dorëheqja i është dorëzuar kryeministrit Edi Rama. Vendimi i dorëheqjes së Isarajt, ka ardhur pasi të shtunën policia ka arrestuar vëllanë e tij me drogë në Tiranë.
Uniformat blu e mbajtën të fshehtë për 48 orë arrestimin e tij, por pas denoncimit nga media, policia e pranoi dhe bëri një deklaratë të shkurtër.
Pak orë pasi Gjykata e Tiranës e la në burg Altin Isarajn, ka ardhur edhe dorëheqja e drejtorit të Patentave, Arben Isaraj.
Veritas.com.al/