(FOTO: Kapja e Saddam Hussein në Tikrit, Irak)/
‘Ne shkuam në Irak për t’i bërë të gjitha këto gjëra… dhe një nga një, të gjitha këto gjëra u shkërmoqën’
Administrata e George W Bush e kishte parë Irakun si “punë të pambaruar” dhe kishte “mendjen të ngritur që nga dita e parë”, tha ih- analisti i CIA.
John Nixon, i cili ka pyetur liderin e Irakut Saddam Hussein pasi u gjet i fshehur në një shpellë në Irak, dhjetor 2003, tha se kërkesa për vdekjen e diktatorit të Irakut ishte firmosur pas sulmeve të 11 Shtatorit mbi Kullat Binjake në Amerikë.
Duke diskutuat rreth ditëve të para të administratës së Bush, gjatë një bisede në programin e BBC Radio 4’s Today Programme, zoti Nixon tha: “Ne kishim gjetur fjalën se ata e panë Irakun si “biznes i pambaruar”.
“Ne në fakt kurrë nuk e kuptuam këtë, se çfarë do të thoshte ‘biznes i pambaruar’, por kuptuam se ata donin të bënin diçka”.
‘Ai po tregonte të vërtetën”, tha zyrtari i CIA që mori në pyetje Saddam Hussein
Pas kësaj shtoi: “E dini, ata e kishin mendjen top që nga dita e parë. Dhe pastaj, pas 11 Shtatorit, u firmos kërkesa për vdekjen e Saddam Hussein.”
Hetuesi i CIA, më parë kishte thënë shkurtimisht se Zoti Hussein nuk kishte zhvilluar armë të zhdukjes në masë, e kishte thënë qëkurse e mori në pyetje.
Ai gjithashtu kishte folur disa herë haptazi kundër luftës në Irak, duke thënë se Amerika po bënte gabime kritike rreth ndërhyrjeve në disa drejtime.
Zoti Nixon gjithashtu tha se ekzekutimi i zotit Hussein ishte “një flakë kashte në raport me justifikimin pse duhej sulmuar Iraku”.
Ai e justifikoi atë si “drejtësi të masave” dhe tha se “Saddami ishte njeriu më me dinjitet në atë sallë ku merreshin në pyetje”.
Zoti Hussein u ekzekutua në vitin 2006, tre vjet pasi ishte kapur afër qytetit të Lindjes, Tikrit.
/Veritas.com.al/Sipas London Independent /