(FOTO: Luisa Ortega Diaz, ish prokurore e Venezuelës)/
Kryeprokurorja e larguar e Venezuelës thotë se ka prova për korrupsion brenda lidershipit kryesor, duke përfshirë fakte kundër Presidentit Nicolas Maduro.
Luisa Ortega Diaz gjithashtu akuzoi liderët e partisë dhe prokurorët e rinj.
Zonja Ortega, e cila u largua nga Venezuela javën e kaluar pasi u hoq nga posti dhe burri i saj u akuzua për grabitje, tha se jeta e saj është akoma në rrezik.
Ajo është akuzuar për keqdrejtim, mes dyshimeve se ka injoruar dosjet e korrupsionit që `janë paraqitur në zyrën e saj.
Komentet e fundit të ish- prokurores erdhën përmes një konference shtypi në kryeqytetin e Brazilit, ku ajo hodhi dyshime se presidenti Maduro ështëi ëprfshirë në një skemë mashtrimi të përqëndruar në ndërtimin e gjigandit Brazilian, Odebrecht.
“Dua të denoncoj, para gjithë botës, një situatë të rëndë në Venezuelë: që është korrupsioni i pamasë”- tha zonja Ortega.
“Unë kam shumë prova, konkretisht mbi rastin e Odebrecht, të cilat implikojnë shumë njerëz të rangut të lartë në Venezuelë, duke filluar nga presidenti i Republikës”- tha ajo.
Veritas.com.al/