Ish-Kryetari i Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe, është dënuar me një vit burg për shpërdorim detyre.
Ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, për një objekt 70 metra katrorë që i ishte dhënë me qira një personi nën administrim për 6 muaj.
Gilberto Jaçe humbi zgjedhjet vendore muajin e kaluar, ai kandidoi përsëri për Aleancën për Shqipërinë Europiane, nën siglën e Partisë Socialiste, por humbi zgjedhjet