Ish militanti komunist, Cesare Battisti, i shpallur në kërkim në Itali për katër vrasje në vitin 1970, arriti në Romë të hënën pasi një skuadër e policisë ndërkombëtare e kapën dhe e arrestuan në Bolivi.

I burgosur në vitin 1979 për pjesëmarrje në një grup revolucionar të armatosur në Itali, Battisti u arratis nga burgu dy vjet më vonë, dhe ka kaluar gati katër dekada i fshehur.

Një avion Falcon 900 me flamur italian që mbante Battistin u ul në aeroportin Ciampino të Romës ditën e Hënë në mëngjes.

Battisti, i cili nuk e kishte kokën të mbuluar, buzëqeshi në mënyrë sfiduese, ndërsa ishte i eskortuar që nga avioni me një grup policësh.

Ai pritet që të burgoset në Rebibbia të Romës, ku sipas raportimeve të medias do të nisë jetën prapa hekurave me gjashtë muaj në një qeli i vetmuar.

Italia ka përsëritur disa herë kërkesën për ekstradim të militantit komunist italian, i cili jetoi në Brazil për shumë vjet nën mbrojtjen e ish- presidentit të majtë Luiz Inacio Lula da Silva, i cili tani ndodhet vetë në burg për korrupsion.

Battisti, 64 vjeç, u kap të Shtunën pasdite në qytetin bolivian Santa Cruz de la Sierra nga një skuadër të formuar nga oficerë Italianë dhe Bolivian, deklaroi shteti Italian.

Ministri i Brendhsëm i të djathtës Italiane, Matteo Salvini dhe ministri i Drejtësisë, Alfonso Bonafede, ndodheshin në aeroport për mbërritjen e militantit Battisti.

Veritas.com.al/