Sarkazëm nga: Ylli Dylgjeri/

Mendoj se 4 ish ministrat duhen respektuar pa mëdyshje për punën e bërë gjatë këtij mandati qeverisës. Nuk është e thënë që vetëm të rënët apo të vdekurit ti respektojmë kur ndërrojnë jetë, duke i vendosur trupat në ambiente publike.

Njerëzit e punës duhen respektuar fillimisht për së gjalli. Ka trëndafila të bardhe, por ka dhe rozë e të kuq për të tilla raste.

Zoti Rama në fjalën e Tij dje, e shprehu konsideratën për punën e secilit ministër që la detyrën qeverisëse. Këtë konsideratë ruaj edhe unë e shumë miq të tjerë të cilët s’kemi mundur t’i takojmë për sa ishin në detyrat e nderuara.

Ndaj mendoj e sugjeroj, se është rasti, që të 4 ish Ministrat t’i nderojmë me një takim përkujtimor, në një sallë, apo holl institucioni shtetëror. Tjetër gjë është dekorimi apo shpërblimi me X rroga…

Ky honor duhet të hyjë në jetën ton të rilindur. Publiku do ta mirëpresë këtë kontakt njerëzor.

Janë forma të reja të cilat duhen nxitur për tu afirmuar në vijim. Në Kinë fjala vjen nuk bëhet ende. Le të nisë me këta.

Ish Ministrat meritojnë më shumë…

/Veritas.com.al/