Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, dënohet me 1 vit e 8 muaj burg. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sot rreth orës 11:30.
Kresa së bashku me disa zyrtarë të tjerë të ministrisë që drejtonte, akuzohet për “abuzime me tenderët” dhe shpërdorim detyre.
Në vendimin e saj gjykata gjithashtu është shprehur se zoti Ksera nuk do të ketë të drejtë për 5 vite rresht që të mbajë detyra në administratën shtetërore.
Me 10 muaj burg është dënuar ish-zyrtari Artevis Mene, ndërsa dy ish-zyrtaret e tjera, Elda Kozaj dhe Elisabeta Pregbibaj u dënuan me 2 vite shërbim prove.
Të dënuarit nga Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë kanë të drjetën që ta apelojnë verdiktin e dhënë nga kjo gjykatë.