Forcat e sigurisë të Kyrgyzstan kanë nisur përpjekjen e dytë për të arrestuar ish- presidentin Almazbek Atambayev pasi një sulm i dështuar gjatë natës rezultoi me vdekjen e një oficeri.
Ushtarët kanë bllokuar rrugët që të çojnë te rezidenca e zotit Atambayev diku në periferi të kryeqytetit, Bishkek.
Mbështetësit e ti morën armët për të mbrojtur ish- presidentin gjatë operacionit të parë natën e të mërkurrës.
Gjahtë ushtarë janë kapur, por janë liruar në mëngjesin e të Enjtes.
Mbi shtëpinë e ish- presidentit raportohet se po përdoren armë zjarri dhe granata trullosëse.
“Sulmi i dytë sapo ka nisur, i thanë AFP-së ‘deputete Irina Karamushkina një aleate e zotit Atambayev. Ajo tha se mbështetësit e tij ‘janë gati të mbrojnë ish- presidentin deri në fund”.
Radio Liberty e Shteteve të Bashkuara dhe agjencia Tass e Rusisë raportuan se korrespondentët e tyre kanë parë granata trullosëse që hidhen mbi shtëpinë e Atambayev, ndërsa forcat e sigurisë vazhdojnë të bëjnë rezistencë.
Besohet se ish- presidenti ndodhet brenda kompleksit të vilave të tij. Ai kishte planifikuar trazira për të Enjten, por e anuloi vendimin dhe iu bëri thirrje mbështetësve që të kthehen për të mbrojtur rezidencën e tij.
Autoritetet e kërkojnë në pyetje mbi akuzat për korrupsion, që ai tha se janë të motivuara politikisht h se janë të orkestruara nga ish aleati dhe tani pasardhës i tij, Sooronbai Jeenbekov.
VERITAS.COM.AL/