Nga Laert Skiro/
Prej kohësh vihet re se burrat nuk ruhen nga puthjet buzë më buzë, ose ‘pllaç- plluç” në faqe me njëri tjetrin, në momentet e një fjalimi të zjarrtë në miting ose në një moment fitoreje. Por edhe gratë- kështu.
Kjo i është lënë, shpesh herë, një atavizma të sjelljeve alias garnizone otomane që sunduan 500 vjet në Shqipëri. Por edhe sistemi i diktaturës komuniste, ç’është e vërteta, i shtoi dozat e puthjeve të forta mes burrave, dhe grua me grua. A i mbani mend kur priteshin në aeroporte udhëheqësit e huaj, kinez ose rus? Si e puthnin Molotovin?, po Hrushovin?, po Çu En Lain?… A e mbani mend kur takoheshin mes veti anëtarët e Byrosë Politike, si e puthte Enveri Mehmetin?, po Hysniu Enverin?… Me siguri i keni në sy nga pamjet televizive që transmetohen herë pas here… Mu në buzë, fooort!, në buzë; udhëheqësit i ngjiteshin buzët te buzët e udhëheqësit tjetër si të ishin qen në kohë ndërzimi.
Ja kështu u amplifikua puthja në gjini.
Kjo, thellë thelle vjen nga ishareret që i bënin njëri tjetrit në garnizonet e Kavajës e të Elbasanit dhe Peqinit; atëherë në kohën e ‘dum Baba”.
Po sot, vallë pse kaq hapur shfaqen instinktet në kohë fushatash politike. Janë shtuar perversionet: Një ministër shtrëngon një vajzë të vogël sa nuk e zë frymën; udhëheqësit e tjerë rrëmbejnë fëmijët dhe i ndukin nga këmbët e nga faqet; bash ditën e protestës së Opozitës komunitetit të LGBT i jepet leja që të parakalojnë para Çadrës së Protestës dhe opozita nuk proteston…
Më në fund, pika mbi gotën e mbushur gjatë fushatës së Partisë Socialiste sot:
Kryetari i PS dhe kryeministër, që nga takimi elektoral në Ersekë, shkëmbeu mesazhe në distancë me kryetarin e Opozitës. Mesazhi ishte jo aq politik, se sa isharete mes meshkujsh për punë të lehta. Lexo çfarë i thotë kryetari i qeverisë kryetarit të Opozitës:
‘…Po të doja unë pushtet për vete, Luli do të ishte në çadër me rrobe banje duke parë në ëndërr ato fotografitë e mija. Ju kujtohen ato fotografitë…”. Fotografitë e Ramës, nudo, kanë marrë dhenë dhe po shihen në gjithë botën. Sigurisht, atje nuk ka dalë me rroba banje, por lakuriq. Rama duket se i shton ‘rroba banje’ për të rritur tërheqjen dhe perversitetin…
Më poshtë kryeministri i shkruan ‘kundërshtarit’ edhe një mesazh tjetër:
“… pasi ata dolën nga çadra, nuk kam humbur asnjë centimetër…”
Tani kam frikë se kryetari i Opozitës rrëmbehet nga frazat ‘isharete’ të kryetarit të qeverisë dhe i përmend ‘kastravecin gjashtëdhjet e ca centimetra të gjatë’, që kishte thënë dikur në publik…
Janë të neveritshme!
Sot një burrë zakoni në Fushë- Arës lëshoi të njëjtin mesazh kundër perversitetit. Kur e pyetën për Ramën ‘si të duket?’ ai tha me ironi:
-Burri që kërkon vota qytet më qytet me tuta.
O zot, ç’na gjeti! Që në kohën e diktaturës kur i shikonim udhëheqësit që putheshin burri me burrin në buzë, kemi frikë të shikojmë epshe politike.
/Veritas.com.a/