Një email kërcënues nga “Përkrahësit e Hilafetit në Shqipëri” është dërguar në pothuajse të gjitha redaksitë e mediave shqiptare. “[email protected]” është adresa, nga e cila është nisur një email në redaksi të mediave shqiptare.Në emailin e tyre, ata tregojnë përkrahjen ndaj sulmeve që janë bërë në Francë dhe thonë se “ky është vetëm fillimi”, shkruan Lajmi.

Akoma nuk dihet burimi i këtij emaili.

 

Mesazhi i dërguar mediave:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit
Ju (kryqtarët) po e fyeni profetin tonë, po e sulmoni shtetin tonë, po i mbysni fëmijët tanë dhe po i përdhunoni grat tona. Dhe ju vërtet mendoni se ne harrojmë?

Jo, pasha Allahun! Ushtarët e Hilafetit do të sulmojnë vazhdimisht pamëshirshëm dhe ky ishte vetëm fillimi.

Rrugët e juaja do të mbushen me gjak në lindje dhe perendim. Dhe kush do të na ndal neve?

Kush do ti ndal flakët e luftës të prekin kryqtarët në Amerik, Britani, Rusi, Gjermani, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Spanjë?

Prandaj ju përgëzojmë o ushtarët e Hilafetit për këto sulme të fuqishme!

Është koha për hakmarrje dhe lufta sapo ka filluar.

Dhe Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve

Nënshkruar nga:

Përkrahësit e Hilafetit në Shqipërinë e Madhe