(FOTO: Sigmar Gabriel- zëvendës kancelar i Gjermanisë)/

Modeli “Greqi” mund të përsëritet shpejt me tre vende anëtare të BE dhe Eurozonës: Itali, Francë, Portugali. Deficiti buxhetor është rritur jashtë parametrave të pranueshëm. Duhet reduktuar deficiti, por si?

Zëvendës kancelari gjerman, Sigmar Gabriel, dje më 5 shkurt, kërkoi që vendeve të Bashkimit Europian siç janë Italia, Franca dhe Portugalia, që po ndjekin reformat ekonomike, duhet t’u jepet kohë për reduktimin e deficitit të tyre buxhetor.

Siç shkruan agjencia Reuters, Gabriel e bëri deklaratën gjatë një interviste me televizionin Gjerman ARD.

Europa nuk duhet, siç ka ndodhur deri tani, që të ndahet mes veriut, jugut, lindjes dhe perëndimit”, tha Gabriel. “Nuik ka kuptim ë të mos i japim Francës edhe pak hapsirë, aq më tepër që po mbajnë një barrë të rëndë në Mali”.- tha zoti Gabriele.

/Veritas.com.al/