Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Ditën e Personave të Zhdukur ka vizituar shtëpinë muze të Ferdonijë Qerkezinit që është në Gjakovë.

Jahjaga në postimin në Facebokk ka shkruar se Ferdonija, gruaja që nuk di asgjë për fatin e familjes së saj, nuk është e vetmja. Sipas saj, derisa nuk zgjidhet çështja e të pagjeturve nuk mund të jemi të qetë.

“Sot vizitova Ferdonije Qerkezin në shtëpinë e saj muze në Gjakovë. Ferdonija tash e 16 vjet nuk ka marrë përgjigje për fatin e fëmijëve dhe bashkëshortit të saj. Ajo nuk është e vetmja nënë që çdo ditë duhet të përballet me këtë dhimbje.

Në Kosovë ende nuk është zgjidhur çështja e të pagjeturve dhe deri sa kjo çështje të zgjidhet ne nuk mund të jemi të qetë.

Dita e të pagjeturve duhet të shërbejë si kambanë për ndërgjegjen tonë si vend, që institucionalisht të shtojmë trysninë për zbardhjen e fatit të këtyre personave, në mënyrë që kjo dhimbje dhe agoni të marrë fund një herë e përgjithmonë”, ka shkruar në Facebook.