Presidenti në largim i Këshillit të Europës është atkuar me zonjën Ursula Fon der Lajen, e cila mund të vijë në këmbët e tij/ Takimi i ngrohtë mes Jean Claude Juncker dhe pasardhëses së mundshme të tij, gjermanes Ursula Fon der Lajen, la shijen e një kalimi miqësor stafete për presidencën e Komisionit Europian.

Por jo gjithçka është siç duket. Gjatë konferencës së Kolegjit të Komisionerëve në Finlandë, vend që mori presidencën e radhës së Bashkimit Europian, Juncker kritikoi mënyrën se si u përzgjodh ministrja Gjermane e Mbrojtjes.

“Po, procesi nuk ishte shumë transparent. Ndërsa procesi që çoi në nominimin tim në 2014 ishte shumë transparent sepse kishim kandidatë kryesues në çdo parti dhe e dinim se cili do të ishte i zgjedhuri nëse secila parti do të ishte fitimtarja në Parlamentin Europian. Fatkeqësisht nuk u bë traditë. Gjithmonë e kam pasur ndjesinë se do të hyj në histori, por jo kështu. Sepse jam i pari dhe i fundit kandidat kryesues”.

Juncker nuk u pajtua me rrugën që zgjodhën liderët e vendeve anëtarë, që zgjodhën me tyre kandidatin për president të Komisionit Europian, duke mos ia lënë automatikisht këtë post partisë së parë që doli nga zgjedhjet europiane.

Veritas.com.al