Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë Anastas Janullatos në moshën 95 vjeçare u kthye këtë të shtunë në kryefjalë të mediave botërore dhe atyre Greke. Ne artikullin e saj Agjencia e Lajmeve Reuters vlereson rolin e Kryepeshkopit Anastas si personi qe ringjalli Kishen Ortodokse ne Shqiperi.

E perditshmja Franceze, France 24, solli ne artikullin e saj goditjen me Snajper drejt zyres se Kryepeshkopit te Kishes Ortodokse ne vitin 1997, nje vit ky tensionesh politike dhe sociale ne Shqiperi.

Televizioni Prestigjoz amerikan ABC News ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka vleresuar rolin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos ne edukimin e mbi 160 klerikeve te rinj. Associated Press vleresoi Krepeshkopin Anastas ne Artikullin e saj per Udheheqjen e tij te Kishes Ortodokse ne Shqiperi dhe per veprat e mira qe kjo Kishe ka bere per qytetaret si ne aspektin shpirteror ashtu edhe ne ate arsimor. Media Greke Kathimerini shkruan në titullin e saj se Janullatos ishte një fener paqeje dhe mirëkuptimi.

Media tjetër Protothema e cila i dedikoi një artikull të zgjedhur veprës jetësore të Kryepeshkopit Anastas pasqyroi edhe nderimet që iu bënë Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Katedralen Metropolitiane të Athinës.

Presidentja Greke Katerina Sakelaro- Poulu në homazhet për kryepeshkopin Anastas tha se ai ishte njeriu që kundërshtoi intolerancën dhe fanatizmin fetar si dhe mbrojti mirëkuptimin reciprok, dialogun, vllazësinë dhe bashkëjetesën paqësore mes popujve.

Ne një njoftim te leshuar nga Zyra e Kryeministrit Grek Kyriakos Mitsotakis thuhet se kreu i Qeverise Greke shpreh ngushellimet e tij per te gjithe ata qe sot jane ne trishtim per ndarjen nga jet ate Kryepeshkopit Anastas. Mitsotakis I cili shkruan se ka punuar ngushte me Kryepeshkopin e quan ate nje model frymezimi per te gjithe. Gazetat, Televizionet dhe mediat online në  Greqi  kanë risjellë në kujtesë edhe Nominimin e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare Anastas Janullatos për çmimin Nobel për Paqen lidhur me luftën në Kosovë si dhe sherbimin e tij fetar ne Afrike dhe studimet e tij atje.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë Anastas Janullatos shkroi me shume se 200 artikuj shkencore dhe 24 libra te fokusuar ne kerkimet fetare./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *