Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar sot në Bruksel një takim  me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg. Në bisedën mes tyre janë cekur zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor. Po ashtu temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.

Në këtë vizitë zyrtare, presidenti Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij. Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës.

Begaj në takimin me shefin e aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh se anëtarsimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO është detyrim.

‘Vlerësoj lidershipin tuaj. U bë më shumë se një vit se jemi dëshmitar të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. NATO ka demonstuar forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të vendeve të aleancës. Është e rëndësishëm forcimi i grup batalioneve në krahun lindor të NATO-së. Zgjerimi i aleancës është detyrim. Anëtarësimi i Suedisë dhe të Finlandës. Në koordinim të plotë me aleancën Shqipëria qëndron në krah dhe do të vazhdojë që ta mbështesë aleancën. Në cilësinë e anëtarit të përhershëm ne do të vijojmë që të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit për Ukrainë. Rusia përbën kërcënim për NATO-në dhe Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i saj është prishja e paqes. Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës. Shqipëria mbështet dialogun. Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv. KFOR është garantues si paqes në rajon. Shqipëria u përball me një sulm kibernetik nga Irani. Shqipëria rriti që ta ndërpresë dhe të rikuperohet nga ky sulm. Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes dhe parashikojmë që vitin e ardhshëm, të arrijmë në 2%. Në bazën ajrore taktike të Kuçovës punimet po ecin ashtu siç ishin parashikuar.’- tha Begaj.