Updated/

Tre oficerë të mbrojtjes Franceze dhe dy të tjerë vdiqën kur një avion vëzhgimi u përplas menjëherë sapo u shkëput nga toka në Aeroportin e Maltës.

Në njoftimet e mëparshme kishte dyshime nëse avioni i përkiste misionit të vëzhgimit kundër kontrabandës dhe trafiqeve. Por më në fund pranohet se avioni i përkiste misionit Francez të vëzhgimit.

LAJMI:

Pesë vetë vdiqën pasi avioni i tyre u përplas të hënën në mëngjes, në momentin që po ngjitej që nga aeroporti i Maltës në arkipelagun e Mesdheut.

Një lëmsh i madh tym i zi mbuloi autostradën që të çon në aeroport, dhe gjithë nisjet e arritjet në aeroport u anuluan deri në një njoftim të dytë. Avioni ishte i llojit të Fairchild Metroliner, i vogël sigurisht si “child”. Burime nga aeroporti thanë së asnjë nga pesë personat nuk kishte mbijetuar.

“Simpatia jonë sot është me familjet e personave që humbën jetën në aksident”, thanë nga Aeroporti

Fillimisht u tha se ky ishte një avion i vogël që kontrollonte kontrabandën në këtë zonë, ose njësoj si avionët e vegjël që fluturojnë drejt Shqipërisë për transportin e drogës. Malta në jug të “çizmes” së Italisë, ka të njëjtat probleme. Mirëpo pak më vonë, Frontex, Agjencia Europiane e Rojeve të Bregdetit dhe Kufijve , përmes Twitter tha se “aeroplani nuk ishte i tyre”.

Edward De Gaetano, një aktor nga Londra, ishte në bordin e një avioni tjetër, gati për t’u ulur, kur pa “një shpërthim masiv ”, që nga dritarja e avionit ku ishte ulur.

“Kur pashë që avioni ishte përplasur pikërisht këtu afër nesh, më nisi një panik i pa përshkrueshëm”, tha De Gaetano, që kishte qenë në ishull me të dashurën për dasmën e një miku.. “Nuk mundnim të bënim asgjë”, tha.

Veritas.com.al/