Ambasadori shqiptar në OSBE, Spiro Koçi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban.Ai e ka bërë të ditur këtë dorëheqje me anë të një letre që ia ka drejtuar ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Koçi ka qenë një ndër ambasadorët e sulmuar së fundmi nga ana e ministrit Bushati.

 Ky i fundit disa javë më parë i bllokoi edhe rrogën ambasadorit shqiptar në OSBE.