( Foto nga: Paula Bronstein/Getty Images)/

Bashkimi Europian ka dhënë 10 milionë euro për kërkuesit e universiteteve per te studiuar rolin e librit të shenjtë islamik në zhvillimin intelektual dhe fetar të vendeve anembanë kontinentit.

Shuma e madhe e parave vjen nga Këshilli Evropian i Kërkimeve, një organizëm i Bashkimit Evropian i përqendruar në kërkimet shkencore dhe teknologjike me kërkuesit që punojnë mbi hipotezat se Kurani ka pasur një ndikim të madh në Evropë gjatë gjithë historisë, raporton Il Giornale.

Qëllimi i hulumtimit thuhet të jetë të ” përcaktojë se si teksti i shenjtë i Allahut u përfshi në mendimin e të Krishterëve, mesjetarë dhe modernë, hebrenjve, ateistëve te mendimit te lirë, dhe Muslimanëve Evropianë “.

Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Spanjolle (CSIC) është marrësi kryesor i garantëve. Mercedes Garcia Arenal i CSIC shpjegoi projektin, i cili gjithashtu do të përfshijë akademikë nga Britania, Franca dhe vende të tjera, duke thënë: “Hipoteza jonë e punës është se Kur’ani ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin intelektual dhe fetar evropian dhe për për këtë arsye ne duam të studiojmë përdorimin kulturor dhe fetar të Kur’anit, të përkthyer, botuar, shtypur dhe qarkulluar në Evropë nga Mesjeta deri në Iluminizëm “.

Granti vjen pasi BE njoftoi se do të priste fondin për vendet konservatore të shteteve- antare të Europës Qendrore dhe Lindore dhe do te financoje projekte të bazuara në vlerat e BE-së në vend te tyre.

Projekti i studimit të Kur’anit nuk është projekti i parë islamik që do të financohet nga blloku politik. Në 2017, BE dha para për një ekspozitë në Bruksel me titull “Islami, Është edhe historia jonë!”

Projekti fitoi vëmendje pasi eshte vonuar për shkak të shqetësimeve të sigurisë lidhur me terrorin radikal islamik dhe se kishte “art” që paraqiste bomba të rreme dhe vello islamike të plota të fytyrës.

Veritas.com.al/