Lideri i Partisë Laburiste të Britanisë, Jeremy Corbyn, ka refuzuar të dënojë autoritarizmin në rritje të qeverisë socialiste të Venezuelës, ndërsa po zhvillohen protesta të gjëra pro demokraci kundër presidentit Nicolás Maduro.
Pasi më në fund e theu heshtjen rreth kësaj çështjeje, zoti Corbyn mundi të flasë vetëm për “dhunë nga të dy palët” kur u pyet rreth situatës. Ai i barazoi veprimet e protestuesve me veprimet e qeverisë që është akuzuar për shkatërrim të ekonomisë, manipulim zgjedhjesh dhe persekutimin e kundërshtarëve.
Varfëria, krimet dhe dhuna, vdekshmëria e fëmijëve dhe inflacioni janë rritur në mënyrë dramatike në Venezuelë. Katër ndër pesë venezuelian u shënuan vitin e kaluar se jetojnë në varfëri ekstreme. Ushqimi tani është frikësues dhe inflacioni është rritur në 700 %.
Pavarësisht nga këto zoti Corbyn tha se është e rëndësishme që të njohim “përpjekjet efektive dhe serioze” për reduktimin e varfërisë dhe krijimin e kushteve për të varfërit, përpjekje të bëra nga shteti, raporton ‘Breitbart News’.
Veritas.com.al/