AFP / Kazuhiro NOGI
Astronauti japonez, Norishige Kanai kaloi 168 ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirave.
Ai u kthye në Tokë muajin e kaluar, por prapë po ëndërron të kthehet në hapësirë, sidomos tani pas zbulimit të liqenit të nëndheshëm që e solli edhe një hap më pranë zbulimin e misterit të jetës në Mars.
“Isha kaq i eksituar nga lajmi”, tha doktori 41 vjeçar për AFP, duke e quajtur këtë si “zbulimi më i madh që frymëzon ëndrra”.
Astronomët ndërkombëtar njoftuan të Mërkurën se kanë zbuluar trupin më të largët të lëngshëm që është zbuluar deri më sot në Planetin e Kuq, një zbulim që mund të shërbejë si çelës për në jetë të tjera si ato që mund të jenë krijuar ndonjëherë në Mars- ose që ekzistojnë sot.
Kanai, i cili kaloi 168 ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës është plotësisht i bindur se ne nuk jemi të vetëm në univers dhe se atje ka jetë.
“Unë besoj se atje ka jetë… në universin e madh gjithçka është e mundur”, tha.
“Kam shpresa të mëdha se duke gjetur jetë jashtë- tokësore mund të hapim një faqe të re për të mësuar më tej”, tha ai.
Veritas.com.al/