Nga: Kristina Wong, Breitbart News/

-Sarah Sanders tha se prania e korespondentit të CNN, Jim Acosta, është pezulluar, pasi ‘ ai ka vënë dorë mbi një grua të re’-.

Shtëpia e Bardhë ia pezulloi kredencialet korrespondentit kryesor të CNN-it, Jim Acosta, disa orë pas një debati gjaknxehtë midis tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’ia merrte mikrofonin gazetarit Jim Acosta në një konferencë për media të mëkurën, por ai insistoi me pyetjet e tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se qasja e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë dorë mbi një grua të re”.

Acosta tha se pretendimet e Sandersit janë “gënjeshtra”.

Në konferencën për media, presidenti Trump tha se gazetari i CNN-it “është një person i pasjellshëm dhe i tmerrshëm”.

Acosta i sfidoi pohimet e Trumpit për një karvan të emigrantëve që është nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Trump e ka cilësuar këtë karvan migrantësh si “pushtim”.

Veritas.com.al/