Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit ndalojnë reklamimin  e ushqimeve të pashëndetshme në mjediset e institucioneve arsimore. Ky urdhër vjen në kuadër të luftës kundër kequshqyerjes, që synon të realizojë  mbrojtjen  e shëndetit e të mirëqenies së fëmijës nga informacione e materiale që i dëmtojnë nxënësit nga mosha 6-15 vjeç të sistemit bazë, por edhe për gjimnazet apo sistemin parauniversitarë.

Kjo synon të plotësojë dhe rregullimet e legjislacionit për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit,  pijeve  energjike dhe  pijeve  të  gazuara  që  përmbajnë  sheqer  të shtuar, çokollatave, patatinave, qumësht të kondensuar të ushqimeve  e  pijeve  që  përmbajnë  substanca  të dëmshme ose të padobishme për shëndetin fizik të fëmijëve,  veçanërisht  ato  me  përmbajtje  të  lartë yndyre, acidi yndyror, kripe, sode e sheqeri, që janë tej  normave  të  lejuara  për  një  dietë  ushqimore  të shëndetshme për fëmijët.

Ky urdhër vlen në të gjitha  institucionet arsimore të arsimit bazë, publike e private por edhe sistemin arsimor parauniversitar. Për zbatimin e këtij rregulli për institucionet arsimore ngarkohen vetë shkollat

Po çfarë konsiderohet ushqime të pashëndetshme? Në këtë listë futen të gjitha ata ushqime  me përmbajtje të lartë yndyre, acidi yndyror, kripe, natriumi  e  sheqeri që  janë  tej  normave  të  lejuara.

LISTA E USHQIMEVE TË PASHËNDETSHME QË NDALOHEN NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

1. Ëmbëlsira:-çokollatë  dhe  produkte  çokollate  (çokollatë  e thjeshtë   ose   e   bardhë,   vezë   të   mbushura   meçokollatë, çokokrem);-produkte   të   veshura   me   çokollatë   (p.sh.:biskota  pjesërisht  ose  plotësisht  të  veshura,  fruta ose  arra  të  veshura  me  çokollatë,  akullore  dhe drithëra të veshura me çokollatë);-ëmbëlsirë,  përfshirë  ëmbëlsirat  “pa  sheqer” (p.sh.:çamçakëz,  xhelatina,  likuiricia, karamele të çdo  lloji  përfshirë: menta,    lëpirëse    sheqeri, ëmbëlsira  me  sherbet, marshmalloës,  dhe  ëmbëlsira të tjera);-çokollatë,  kos  ose  fruta  të  thata  dhe  arra  të veshura me sheqer;-bareta drithërash,   ëmbëlsira   me   fruta   të përpunuara.

2. Ushqime të skuqura ku përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin  për  shembull:  patatina,  salsiçe  të  skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla etj.

3. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks):Ushqime të aromatizuara me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e mëposhtme: -madhësi  paketimi  të  barabartë  ose  më  të madhe se 25 g;-22g ose më shumë yndyrë për 100g;-2g ose më shumë yndyrë të ngopur për 100g;-0.6g ose më shumë natrium për 100g;-3g sheqer ose më shumë në total për 100g;

4. Pijet freskuese (me ose pa gaz),duke përfshirë ujëra me aromë;-pijet e cilësuar si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë;-pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar;-lëngjet  e  frutave  të  ëmbëltuara  me  sheqer  të shtuar;-lëngjet  e  perimeve  me  sheqer  ose  kripë  të shtuar;-lëngje të ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara  me  lëngje  frutash,  të  cilat  hollohen për të bërë një pije;-qumësht i plotë;-pijet energjike.

LISTA E USHQIMEVE TË LEJUARA NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

-fruta të freskëta (frut i plotë ose në pjesë);

-fruta të konservuara në lëng natyral;

-perime të papërpunuara.