Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, i ka dënuar deklarata e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për ‘Shqipërinë e Madhe’. Ai ka thënë se në këtë mënyrë nuk mund të bëhet presion ndaj Bashkimit Evropian.

“Nëse dikush mendon se deklarata të tilla mund të krijojnë presion mbi BE-në, jeni gabim”, është shprehur Hahn.

Këto deklarime i ka cilësuar si të papranueshme, të cilat nxisin urrejtje dhe përçarje në Ballkan.

“Do të doja të shpreh zhgënjimin tim për shkak të deklaratave nxitëse të disa liderëve në rajon. Mesazhe të tilla mund të shihen si ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve fqinje dhe që ndjellin ndryshime të kufijve”, theksoi Johanes Hahn.

Këto deklarata ai i dha pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

/Veritas.com.al/