SHBA mbështesin kryeministrin Aleksandar Vuçiç, i cili po e formon Serbinë e re, ka thënë Sekretari i Shtetit, Xhon Kerr në Beograd.
“Po ju uroj, sepse ju po e çoni Serbinë në një rrugë të rëndësishme drejt krijimit të një Serbie të re,në rrugën Evropiane”, ka thënë Kerri.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që Vuçiç është i gatshëm për dialog me Kosovën.
Ai ka përshëndetur iniciativën e kryeministrit Serb për hyrjen në dialog me Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që e kaluara të mbetet në të kaluarën, raporton B92.
“Me anë të atij dialogu e kaluara duhet të lihet në të kaluarën dhe duhet ndihmuar që të bëhet e ardhmja më e mire, për të gjithë njerëzit që jetojnë atje”, ka thënë Kerry.
Ndërkaq Vuçiç, ka thënë se ai u është mirënjohës SHBA-ve që mbështesin Serbinë në rrugën e saj drejt Evropës.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen amerikane që i jep Serbisë në rrugën drejt Evropës dhe i falënderojmë për të gjitha raportet bilaterale të cilat po i përmirësojmë çdo ditë e më tepër”, ka thënë Vuçiç.