Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë lidhur me zgjedhjet e ardhshme, duke u kërkuar mbështetësve të tij të sillen sikur ai është kandidat në garë.

“Bëni sikur po kandidoj, ju lutem. Thjesht bëni sikur, sepse unë jam në fletëvotim”, tha ai.

Lideri amerikan shtoi se një humbje do të mund të çonte në përpjekje për nisjen e një procedure shkarkimi ndaj tij.

“Nëse nuk fitojmë, ata do të përfundojnë duke më shkarkuar përmes procedurës së impeachment”, deklaroi Trump.

“Impeachment” nis me një hetim dhe votim në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse shumica voton pro, presidenti akuzohet zyrtarisht dhe çështja kalon në Senat.

Senati zhvillon gjykimin dhe, nëse dy të tretat e senatorëve votojnë për dënimin, presidenti shkarkohet nga detyra.

Konkretisht termi “impeachment” është procesi i akuzimit, ndërsa shkarkimi kërkon vendim të Senatit

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *