Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda u vendos masa e ndalimit të ish- ministrit Saimir Tahiri për të udhëtuar jashtë vendit. Vendimi u mor nga gjykatësja Liljana Baku. Mbrojtja ligjore e Tahirit deklaroi se do ta apelojnë vendimin.

Megjithatë ky mbetet një vendim i mirëpritur në publik dhe njëkohësisht me peshë të veçantë. Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm në periudhën kur vendi u ‘mbyt’ në kanabis dhe ky vetë u kap në krye të bandave që trafikojnë lëndë narkotike në vendet e Europës. Gjithashtu u kap edhe duke larguar nga shtëpia pasurinë e fundit, ose disa ‘para xhepi’ që kapnin shumën 836 mijë euro. Aq pak ishin për atë saqë i kishte harruar në sedijen e makinës së një shoku

A ka frikë gjykatësja Liljana që merr të tilla vendime kundër njerëzve me pushtet të lartë dhe me shumë para? Kjo është pyetja e parë.

Pyetja e dytë është: Cila është gjykatësja Liljana Baku?

Para se të merrte vendim kundër të rrezikshmit Saimir Tahiri, gjykatësja Bakiu ka dhënë vendim për burgim 126 vjet për ‘grupin terrorist’ të Imamëve.

Grupi i imamëve të vetëshpallur të akuzuar për terrorizëm nuk e kanë pritur mirë vendimin që Gjykata për Krimet e Rënda.

Gjatë leximit të vendimit nga kryesuesi i trupës gjykuese, gjyqtarja Liljana Baku, ata i janë drejtuar me fjalët: “Shumë shpejt do ta merrni dënimin”.

Thuajse gjatë gjithë seancës ata kana thirrur vazhdimisht: ‘Allahu Akbar’.

Por edhe jashtë gjykatës, kanë qenë mbështetës dhe familjarë të imamëve të vetëshpallur të cilët kanë kërcënuar kameramanët dhe gazetarët e pranishëm që të mos filmonin. Për të normalizuar situatën është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja”.

Gjykatësja Liljana Baku ka marrë vendimin kundër nipit të diktatorit Hoxha, i kapur në krimin e prodhimit dhe trafikimit të drogave të rënda. Para dy vjetësh, si sot, në prag të vitit të Ri, Ermal Hoxha kërkoi leje për të festuar vitin e ri në familje. Por Liljana Baku vendosi ‘jo’.

Media shkruante atë ditë se:

“Gjykata për Krimet e Rënda e ka prerë në mes dëshirën e Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit Enver Hoxha, për të kaluar festat e fund-vitit jashtë qelisë.

Hoxha mbahet i izoluar që prej shkurtit të këtij viti, pasi u arrestua si një nga të anëtarët e një rrjeti të trafikut të kokainës, që përpunohej në laboratorin e Xibrakës”.

Gjyqtarja Liljana Baku ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga avokati mbrojtës i të dyshuarit Ermal Hoxha për lirim nga qelitë e paraburgimit. Për shkak të këtij vendimi, Hoxha është i detyruar ta kalojë në burg natën e ndërrimit të viteve. Burime brenda seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura bënë me dije se avokati ka kërkuar zëvendësim e masës së sigurisë me një masë më të butë se ajo e “arrestit në burg”.

Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Hoxha dhe bashkëshorti i këngëtares Rrezarta Shkurta, qëndron në qeli që prej datës 14 janar. Më 17 janar, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi ndaj tij një masë sigurie “arrest në burg”. E njëjta masë u la në fuqi edhe nga Apeli i Krimeve, më 6 shkurt.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Ermal Hoxha është një nga anëtarët e një rrjeti të përpunimit dhe trafikimit të kokainës. Sipas organit të akuzës, në dosjen hetimore gjenden përgjime telefonike dhe përgjime ambientale, që provojnë komunikimet e Hoxhës me të dyshuarit e tjerë, si edhe hyrje daljet e tij në laboratorin e përpunimit të kokainës në Xibrakë.

Edhe në krimine  trafikut të armëve, Lilajana Baku ishte po në vijën e parë të rrezikut dhe mbrojtjes së ligjit. Me 5 Dhjetor 2010 janë arrestuar katër presona, mes tyre një qytetare gjermane, që trafikonin armë në Qafë Botë, Sarandë.  Qytetarja gjermane tentoi te kalonte armet e te dashurit shqiptar ne këmbë ne piken kufitare te Qafe Botes

Gjyqtarja Liljana Baku me kerkese te prokurorit Gentian Trenova vendosi qe te arrestuarit Akili Buratzi Sokol Lepuri Sefer Lleshi e Altin Kaca te mbesin ne qeli ndersa u vendos lirimi i shtetasit Elidon Kerpi nen masën e sigurisë detyrim per paraqitje.

Ky vendim sipas togave te zeza erdhi pas arrestimit te gjermanes Buratzi ne piken e kufitare te Qafe Botes ne Sarande ndërsa tentonte kalimin e 4 pistoletave qe i mbante ne trup. Gjermanja Akili Buratzi e nga Lajpcigu i Gjermanise qe jeton ne Parga te Greqise ishte njohur tre muaj me pare me Sokol Lepurin emigrantin shqiptar.

… Kjo është gjyqtarja që ndaloiish ministrin Tahiri që të mbajë pasaportë për jashtë shtetit.

Vendimet e zonjës Baku janë të rënda dhe të rrezikshme.  Të gjithë klientët e saj janë me pushtet dhe me pasuri…

Veritas.com.al