-Stilisti u shua në moshën 85 vjeçare, pasi ka revolucionarizuar markat si Fendi dhe Chanel dhe ka krijuar markën e tij-
Nga: Andrea Riva /
Karl Lagerfeld,stilisti historic dhe legjendar u shua dje në moshën 85 vjeçare.
Që nga fillimi ai është apasionuar nga arti dhe kështu,vetëm 14-vjeç,u zhvendos në Paris. Në 1954 fitoi Çmimin Woolmark dhe, pak pas kësaj,shkoi për të bërë asistentin e Pierre Balmain. Pëlqente të jepte skandale, aq shumë sa që në debutimin e tij në haute couture, gazetaret braktisën sallën “të indinjuara për të çarat dhe dekoltetë e rrobave”, siç kujton Republika.
Në 1963 ai ishte në Cloé, ndërsa në vitin 1965 firmos kontratën me Fendi,me të cilën ai do të mbetet i lidhur perjetë. Ndryshimi i hapit erdhi me Chanel, në 1983, kur rileshoi markën dhjetë vjet pas vdekjes së Coco.Edhe këtu,do të habisë dhe godasë. Në fund të fundit,ishte pikerisht ai qe e tha: “Nëse dëshironi të jeni politikisht korrekt,jini,por ju lutem, por ju lutem mos u mundoni të përfshini të tjerët në diskutimin tuaj, sepse do të ishte fundi i te gjithë kësaj … Dëshironi të jeni të mërzitshëm?Mjafton të jeni politikisht korrekt”.
Në vitin 1980 themeloi etiketën e tij, të quajtur sigurisht Lagerfeld, duke shitur parfume dhe rroba. Për të sfiluan modelet më të famshme, si Claudia Schiffer. Është ai të cilit i drejtohen VIP-at, sidomos këngëtaret, për rrobat e tyre, si për shembull Madonna dhe Kylie Minogue.
I dashuruar pas fotografisë,ka përjetësuar celebritete të ndryshme,ndër të cilat Marilyn Manson. Por jo vetëm. Shumë nga fushatat e tij publicitare u bazuan në imazhet e marra prej tij.
Lagerfeld ka thyer çdo barrierë. Ka qene në fakt,i pari stilist që punoi me H & M, duke dizenjuar një kapele që arriti sukses të menjëhershëm.
Veritas.com.al/